Nisin homazhet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, Enrik Mehmeti do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00

Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, po zhvillohen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Mehmeti u shuan në moshën 40-vjeçare, ndërsa la pas një karrierë të gjatë në media dhe televizion. Homazhet në nderim të gazetarit do të mbahen nga ora 12:00-14:00, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Në homazhe kanë marrë pjesë miq, të afërm, kolegë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajlanit, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore.

Dyshohet se gazetari ka humbur kontrollin e një motomjeti me katër rrota, i cili më pas është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Në motomjet ndodhej si pasagjer edhe një 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top