Nis sot shpërndarja e librave falas në shkollat 9-vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot shpërndarjen e librave falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.

“Mirëmëngjesi dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top