Nis sot rinumërimi në qarkun Tiranë, do shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

Sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet që të nisë rinumërimi i të gjithë qarkut të Tiranës. Bëhet fjalë për 1 282 kuti votimi dhe do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët.

Procesi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti) dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të diasporës.

Në dispozicion janë vendosur 24 grupe dhe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

PS, PD Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumërimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces. Megjithatë, Qori iu drejtua KAS, ku kërkon që të jetë prezent në procesin e rinumërimit që do zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.

Në verifikimin e fletëve të votimit që u hapën një ditë më parë në Gramsh dhe Peqin, me materialet zgjedhore, u gjetën disa mospërputhje. U konstatuan rreth 15 raste kur fletët e votimi nuk kishin dy vula nga komisioni, por vetëm një ose asnjë; fletë votimi në kuti më shumë se sa zgjedhës pjesëmarrës në votim apo fletë votimi të papërdorura në kutinë e materialeve zgjedhore, më pak se sa janë shënuar në procesverbal. Këto gjetje do të shqyrtohen të hënën në mbledhjen e KAS, ku ky organ pritet të shprehet përfundimisht për rezultatin e qarkut të Elbasanit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top