Nis seanca plenare në Kuvend/ Opozita bojkoton

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit. ndërkohë ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita ka bojkotuar seancën dhe nuk është në sallë.

Ndër çështjet kryesore që do të diskutohen sot janë janë projektrezolutat për vlerësimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe Bankës së Shqipërisë për vitin 2025.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu veprimtarinë e disa institucioneve të tjera, përfshirë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Institutin e Statistikave (INSTAT), Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizionin Shqiptar, Autoritetin e Mediave Audiovizive, Entin Rregullator të Energjisë dhe Entin Rregullator të Ujit.

Në fund të seancës janë parashikuar edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, ku deputetët pritet të trajtojnë problematika të ngritura nga qytetarët në zonat e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top