Nis marshimi,studentët e mjekësisë kërkojnë dorëheqjen kërkojnë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh, ndërsa një prej tyre ka zbuluar hapat e radhës.

Ata u shpreh se pas tubimit pranë ambienteve të Universitetit të Mjekësisë, studentët do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu ata kërkojnë një përballje publike me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi sipas tyre ajo nuk ka pranuar ballafaqimin në studio televizive më herët.

Mjekët e rinj do të kërkojnë dorëheqjen nga detyra të zëvendës-ministres së Arsimit, me arsyetimin se ajo ka deklaruar në mënyrë arbitrare se studentët që nuk pranojnë të paguajnë tarifat e reja duhet të ndërpresin studimet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top