Nis gjyqi në themel, Meta shfaqet në publik për herë të parë që nga arrestimi

Këtë të hënë, 27 prill 2026, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, si dhe tre të pandehurve të tjerë për të njëjtën dosje hetimore.

Gjatë hyrjes në sallë ai ka përshëndetur publikun, fillimisht me dy gishtat lart dhe më pas ka bërë shqiponjën me duar, duke thënë: Shqipëria, e shqiptarëve!

Meta, i cili akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, me qëllim garantimin e transparencës së plotë.

Për këtë, ai i është drejtuar më herët gjykatës me një letër të posaçme, ku thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim për çdo institucion dhe funksionar publik.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë në Gjykatën e Posaçme për të ndjekur nga afër seancën.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024, teksa po hynte në Tiranë, në një operacion të forcave speciale. Pamjet e arrestimit mbeten dalja e tij e fundit publike.

Deri më tani, Meta i ka mohuar të gjitha akuzat, teksa është shfaqur në këtë proces për herë të parë një përballje të drejtpërdrejtë me prokurorët në sallën e gjyqit, në prani të kamerave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top