Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar pasi ka plagosur me thikë xhaxhain e tij.
Burime bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë, se xhaxhai kishte kapur nipin duke konsumuar cigare hashash.
I plagosuri ia kishte thënë të vëllait këtë gjë. Më pas i mituri ka marrë thikën dhe ka qëlluar dy herë xhaxhain e tij duke e plagosur rëndë.