Nicola Peltz ka hequr nga profili i saj të gjitha postimet që lidhen me familjen Beckham, përfshirë edhe një urim për ditëlindjen e vjehrrës së saj, Victoria Beckham, duke e çuar edhe më tej përçarjen publike mes dy familjeve.
Më herët, vëllai më i vogël i Brooklyn, Cruz Beckham, konfirmoi se Brooklyn kishte bllokuar të gjithë familjen e tij në rrjetet sociale, pas raportimeve se ata e kishin hequr nga lista e ndjekësve. Cruz reagoi duke sqaruar se prindërit e tyre nuk e kishin “unfollow”, por ishin zgjuar të bllokuar.
Në vitin 2024, kur Victoria Beckham festoi 50-vjetorin, Nicola ishte ndër të parat që e uroi publikisht, duke shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen vjehrrës sime të bukur, Victoria. Të dua shumë dhe do të jem gjithmonë partnerja jote e vallëzimit.” Victoria ishte përgjigjur me entuziazëm, duke shprehur dashurinë e saj për nusen.
Megjithatë, ky postim tashmë është fshirë nga profili i Nicola Peltz, duke ringjallur zërat për një përçarje të thellë mes saj dhe familjes Beckham.
Thashethemet për një konflikt nisën pas dasmës luksoze të Nicola dhe Brooklyn në prill të vitit 2022, kur u raportua se aktorja refuzoi të vishte një fustan të dizajnuar nga Victoria Beckham, duke zgjedhur marka si Valentino, Dior dhe Versace. Nicola më vonë mohoi se kishte një “feud”, duke shpjeguar se atelieri i Victoria-s nuk kishte pasur kohë për ta realizuar fustanin.
Në muajt e fundit, marrëdhëniet duket se janë përkeqësuar ndjeshëm. Sipas raportimeve të Daily Mail, Brooklyn kishte kërkuar që prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, ta kontaktonin vetëm përmes avokatëve të tij, pas asaj që ai e konsideronte si komente dhe insinuata të padrejta ndaj bashkëshortes së tij.
Burime pranë familjes kanë pohuar se Brooklyn u ka thënë miqve se marrëdhënia me prindërit e tij është “e mbyllur”, ndërsa ai ka munguar në të gjitha eventet kryesore familjare gjatë vitit të fundit, përfshirë ditëlindjen e 50-të të babait të tij, David Beckham.
Megjithatë, thuhet se David dhe Victoria nuk e kanë humbur shpresën për një pajtim dhe vazhdojnë të shpresojnë se marrëdhënia me djalin e tyre do të rregullohet.