Nicki Minaj shpërthen ndaj SZA: “Unë jam ikonë, ti jo”

Një përplasje e re në botën e muzikës po bën xhiron e rrjeteve sociale. Nicki Minaj ka sulmuar ashpër këngëtaren SZA në një seri postimesh në platformën X (ish-Twitter), duke shkaktuar debat të madh mes fansave.

Minaj, 42 vjeçe, nisi postimin me ironi:
“Prisni… A mendon SZA se është më e suksesshme se unë? Lol, më tregoni ju lutem.”

Por situata mori shpejt një kthesë personale, kur reperja vazhdoi me tone të ashpra:
“Nëse çdo këngë që ke bërë zhdukej sot, industria muzikore nuk do të ndjente asgjë. Kam qenë në vende që as nuk kanë dëgjuar për ty. Stadiume? Bitch, unë jam ikonë. Ti s’je. Fundi.”

Nicki gjithashtu e akuzoi SZA për heshtje në një situatë ku, sipas saj, menaxheri i SZA – Punch, president i Top Dawg Entertainment – e kishte bullizuar dhe ngacmuar Minaj publikisht.

SZA nuk përmendi emra, por publikoi një reagim të qetë: “Merkuri në retrogradë… mos e hani karremin lol patë budallaqe.”

Por Nicki reagoi menjëherë, duke thënë: “Shko vizato pikat e tua të rreme të bukurisë, bukuroshe.”
Ajo madje e ironizoi pamjen e SZA duke shkruar: “Duket sikur është pickuar nga bleta.”

Megjithatë, SZA zgjodhi të mos e vazhdojë konfliktin:
“Bullizohem nga miliona çdo ditë online, por dal në skenë në stadiume të mbushura ku më japin dashuri të vërtetë,” shkroi ajo. “Jam më e suksesshmja që kam qenë ndonjëherë…”

SZA aktualisht është në një turne europian me Kendrick Lamar, ndërsa Nicki Minaj po vazhdon turneun “Pink Friday 2”.

Ky nuk është konflikti i parë për Nicki Minaj. Kujtojmë se ajo ka pasur përplasje të ashpra edhe me Cardi B, madje në vitin 2018, pati përplasje fizike mes tyre në një event të modës në New York.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top