“Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat”, Kryemadhi pas seancës gjyqësore: Do kërkoj të dëshmojë edhe Rama

Pas shtyrjes së gjyqit, Monika Kryemadhi tha se prokuroria e ka ndërtuar si një ‘përrallë’ dosjen e saj dhe provat me tre mesazhet telefonike.

Jashtë ambjenteve të GJKKO, për mediat, Kryemadhi deklaroi se një nga provat kryesore të Prokurorisë është një mesazh ku ajo shprehet për blerjen e një shtëpie, vendim që më pas është tërhequr prej saj.Ajo hodhi poshtë edhe pretendimin se kjo çështje lidhet me ligjin për minierat, duke theksuar se objekti i përmendur nuk ekziston dhe se ligji në fjalë është miratuar në vitin 2014.
Kryemadhi shtoi se do të kërkojë si dëshmitarë personat që kanë qenë të përfshirë në hartimin e këtij ligji, përfshirë Ramën, Gjiknurin dhe Shalsin.

“Kur morëm listën e provave, që përsëri e kërkuam, kërkuam nga gjyqtarja ekspertim telefoni, sepse çdo gjë është e ndërtuar si fabul për të krijuar iluzion me mesazhet telefonike. Prokuroria mban si provë një mesazh që unë kam shkruar se dua të blej një shtëpi, që në fund e kam anuluar.

Pretendon se është marrë si premtim për ligjin e minierave, e para shtëpia nuk ekzistoni, dhe e dyta ligji është miratuar në 2014, ligj i propozuar nga Gjiknuri, Rama dhe një komision i drejtuar nga Shalsi. Do i kërkoj dëshmitarë të gjithë këta emra… Akuzën e nxjerrin me tre mesazhe”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top