Ngjarje e rëndë në Serbi, 14-vjeçari vret rojën e shkollës dhe plagos 4 nxënës dhe një mësuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, Serbi.

Sipas mediave serbe, ka pasur të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një djalë 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë një roje dhe ka plagosur të paktën katër nxënës, si dhe një mësuese.
Autori u arrestua.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministrat Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç, si dhe Veselin Miliç, shef i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit.

Tre prej nxënësve janë transferuar në Tirsovë, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetën, ku i njëjti ka hyrë në sallë të operacionit me lëndime në kokë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top