Ngërçi politik në Kosovë, SHBA: Përgjegjësia është e udhëheqësve politikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje për mediat në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie mbi udhëheqësit politikë të vendit. Një zëdhënës i ambasadës në përgjigjen e dhënë thekson se u takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata.

“E ritheksojmë deklaratën tonë nga java e kaluar: U takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e lidershipit politikë të formojë një Kuvend dhe një qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigje.

Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë kërkuar që proceset demokratike të respektohen dhe që institucionet të funksionojnë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën e vendit. Dje ishte seanca e 12-të e zhvilluar në Kuvend por ashtu si seancat e tjera dështoi që të konstituojë Kuvendin.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top