Nga Kuvendi Berisha rreshton akuzat për ministret e qeverisë Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit se seanca lidhur me diskriminimin është një “shaka bajate” nga mazhoranca, pasi sipas tij kjo forcë politike shkel ligjin dhe Kushtetutën “si një letër pa vlerë”.

Berisha tha se pjesëtarët e kabinetit të qeverisë Edi Rama shkelin ligjin dhe vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve ndërsa në Kuvend zhvillohen seanca që sipas tij janë hipokrizi, ku citoi “Pse i bëni këto seanca me hiprokrizi, kur e dini që dilni më zi”.

Ndërkohë sulmoi dhe ministrat e kabinetit të qeverisë Rama, ku citoi “Olta Xhaçka që ka marrë investimin strategjik në shkelmim flagrant me ligjin, mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Sepse normat morale të tyre janë të hajdutëve, ligji dhe kushtetuta për ta nuk ekziston. Gjushi arrestohet për një tender, me meritë të plotë po ky Gjushi i Tiranës i cili mashtron dhe vjedh faturat e 1 milion fidanëve çfarë fiton ky? Gjushi burgoset për një pallat, po ky i Tiranës që ka dhjetëra pallate kate mbi kate, kalon dhjetëra pallate. Po Ballukja që është hajdutja më e madhe bashkë me Ramën në fushën e energjisë, zbraz digat dhe shet energji me çmim tre, katër here më të lirë në bursë”.

“Të diskutosh për diskriminimin në këtë parlament është shaka bajate, mbasi në rast se pranohet se kushtetua dhe ligjet janë garancia e qytetarëve për barazi, në Shqipëri kushtetua është letë pa vlerë, ligjet sipas kreut të këtij regjimi. Në këtë piramidë diskriminimi, ata që e pësojnë më shumë janë pakicat, nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse pabarazia para ligjit, dhunimi i kushtetutës nxit të gjitha format e racizmave dhe diskriminimit. Romët, egjiptianët dhe anëtarët e tjerë në shumë aspekte janë më të diskriminuarit. Ky shtet është mafioz, i piramidës së diskriminimit, trajtimit me 2 dhe 3 standarde. Nëse i hedhim një sy luftës kundër korrupsionit është një shkallare turpi, Rama i cili firmos aferën prej 420 milionë për djegësat, e shet në takime si sukses të Shqipërisë. Rama që firmos në kundërshtim me ligjin këtë aferë, ua shet shqiptarëve si garanci, Rama që shpall për shkak të ndërmarrjes së tij, ndryshimin e strategjisë.

Hiqet sikur lufton korrupsionin, por është gjeneratori numër 1. Rama është arkitekti i korrupsionit në këtë vend, ata punonjës që janë arrestuar meritojnë dënimin, por shkalla e diskriminimit me Ramën është sa Everesti. Olta Xhaçka që ka marrë investimin strategjik në shkelmim flagrant me ligjin, mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Sepse normat morale të tyre janë të hajdutëve, ligji dhe kushtetuta për ta nuk ekziston. Gjushi arrestohet për një tender, me meritë të plotë po ky Gjushi i Tiranës i cili mashtron dhe vjedh faturat e 1 milion fidanëve çfarë fiton ky? Gjushi burgoset për një pallat, po ky i Tiranës që ka dhjetëra pallate kate mbi kate, kalon dhjetëra pallate. Po Ballukja që është hajdutja më e madhe bashkë me Ramën në fushën e energjisë, zbraz digat dhe shet energji me çmim tre, katër here më të lirë në bursë”, u shpreh Berisha.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top