Policia ka njofton se në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE” janë bllokuar 18 mjete lundruese nga Ksamili në Koman. Mjetet e bllokuara përfshijnë 11 jet ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji.
Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik. Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Drejtuesi i varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.