Nga dyshimi për tradhtinë te kërkesa e divorcit, detajet e reja të plagòsjes tek Komuna

Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku një polic i policisë kufitare plagosi rëndë një person tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje është Erjon Goxhara, i cili së fundmi ka punuar si polic kufiri në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë.

Sipas gazetarit Çelmeta ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të autorit me 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili punonte në ERE dhe kishte një marrëdhënie pune me bashkëshorten e Goxharës.

Dyshohet se konflikti ka lindur nga një tradhti e partneres së policit me Kostën, çka ka sjellë një krizë në marrëdhënien e çiftit dhe kërkesën e partneres për divorcin katër muaj më parë. Ky konflikt ka vazhduar për katër muaj, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

Sipas hetimeve, Goxhara dyshohet se ka ndjekur dhe vëzhguar lëvizjet e Kostës, dhe më pas e ka goditur me gjashtë plumba, me 45-vjeçarin që mori 5 prej tyre në këmbë dhe kofshë. Një grup turistik i huaj që ndodhej në zonë i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij dhe nuk është dorëzuar, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet. Aktualisht, autori është në arrati dhe dyshohet se është fshehur në zonën e malit të Dajtit.

Gjendja e të plagosurit është e stabilizuar, por ai ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të numrit të madh të plumbave që ka marrë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top