Nga Delvina zjarri rrezikon të përhapet drejt Gjirokastrës, zjarrfikësit në terren

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës u nisën në drejtim të malit të Skërficës, për të bërë të mundur izolimin e zjarrit që po vjen nga Delvina drejt territorit të Bashkisë Gjirokastër.

Sa i përket zjarreve të së dielës në vargmalin Fushë-Bardhë – Zhulat, zjarri është shuar plotësisht. Në fshatin Zhulat ka disa trungje masive që vazhdojnë të digjen, por pa rrezikshmëri. Ato po monitorohen nga shërbimi zjarrfikës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm. Në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, Bashkia Delvinë situata është më e qetë nga një ditë më parë. Aktualisht ka zjarr vetëm në majë të malit mbi Kalasë.

Nga zjarri i ditës së djeshme është djegur vetëm një shtëpi e braktisur. Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, shërbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top