Neymar zgjedh “doktorin e mrekullive” për të shkuar në Botëror: duhet operuar në gju

Neymar nuk dëshiron të heqë dorë nga ëndrra për të shkuar në Botëror, edhe pse mundësitë për t’u grumbulluar nga Carlo Ancelotti janë shumë të ulëta. Nuk dorëzohet as i dëmtuar dhe ka vendosur të luajë kartën e fundit dhe t’i besojë Eduardo Santos, nga të gjithë lojtarët i cilësuar si “doktori i mrekullive”. Fizioterapisti ka punuar me brazilianët më të famshëm duke i rikthyer në këmbë për pak kohë falë fizioterapisë së tij, dhe edhe ylli i Santos-it shpreson të ndjekë të njëjtën rrugë.

Në fund të vitit 2023 ai theu ligamentin e kryqëzuar dhe qëndroi jashtë për disa muaj, duke i tërhequr problemet e gjurit deri sot. Do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë, por për rehabilitimin ka zgjedhur të njëjtin mjek të këshilluar nga ish-shokët e ekipit kombëtar si Coutinho dhe David Luiz, ndoshta futbollisti që ka përfituar më shumë nga puna e tij.

Kush është Dr. Miracle, doktori që do të kurojë Neymar
Në mënyrë specifike roli i Eduardo Santos është ai i High-Performance and Injury Manager, një mjek që menaxhon rikuperimin e lojtarëve pas dëmtimeve duke i ndihmuar të rikthehen në fushë për një kohë të shkurtër dhe pa rreziqe. Do të jetë ai që do të ndjekë rehabilitimin e Neymar pas operacionit të cilit do t’i nënshtrohet së shpejti për të kërkuar të zgjidhë problemet e gjurit. Braziliani po punon për të qenë në formë në prag të Botërorit dhe për të tentuar të sigurojë një grumbullim nga Ancelotti që për momentin nuk e sheh atë në listën e tij, praktikisht tashmë të përcaktuar për kompeticionin.

Sulmuesi do t’i besojë “doktorit të mrekullive”, shumë i famshëm në vendlindje për aftësinë e tij për të përshpejtuar rikuperimin dhe për t’i rikthyer atletët në fushë me shpejtësi. I famshëm është rasti i David Luiz, me të cilin Neymar është këshilluar: në vitin 2015, kur luante ende te PSG, një dëmtim e ndaloi për 10 javë, por doktori Santos arriti ta rikthente brenda dhjetë ditëve, ndoshta arritja e tij më e bujshme. Profesori ka punuar me disa klube nëpër botë dhe disa atletë të rëndësishëm brazilianë i janë besuar atij për një rikuperim të shpejtë dhe të sigurt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top