Neymar fotografohet duke u puthur me dy femra: gjithë zhgënjimi i partneres shtatzënë në një mesazh

Nuk është sekret që Neymar Jr ka një pasion të jashtëzakonshëm për femrat. E lista e flirteve të tij apo atyre të supozuara është padyshim e gjatë. Sulmuesi, i cili kohët e fundit u transferua në Arabinë Saudite te Al-Hilal, së shpejti do të bëhet sërish baba. Por duket se nuk e ka ndryshuar aspak stilin e jetës së tij si një feminist i pandreqshëm. Braziliani në fakt është kapur nga disa paparacë teksa po puthte, madje dy vajza në një festë. Reagimi i zhgënjyer i partneres së tij Bruna Biancardi ka qenë i pashmangshëm. E nuk ka munguar edhe një mesazh i saj në Instagram.

NEYMAR PIKASET SËRISH… ME DY FEMRA

Vetëm pak muaj më parë Biancardi, me profesion modele, i kishte falur Neymar një tjetër arratisje. Në atë rast erdhi ndjesa publike e O’Ney me premtimin për ndryshim, duke pasur parasysh edhe ardhjen në jetë të vajzës së tij. Një premtim i cili megjithatë mesa duket nuk është respektuar nga braziliani. Gjatë një feste ai është fotografuar duke u puthur me dy vajza. Sulmuesi dhe partnerja e tij, sipas Em Off, kanë një lloj marrëdhënieje të hapur, edhe pse modelja i kishte kërkuar ish-lojtarit të PSG-së për diskrecion më të madh dhe përdorimin e masave mbrojtëse. Fotot, megjithatë, tregojnë edhe një herë mosrespektimin e marrëveshjes. E zhgënjimi i Biancardi është i gjithi në një mesazh në Instagram.

 

MESAZHI I BIANCARDI
“Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ka ndodhur dhe sërish jam e zhgënjyer”, ka shkruar partnerja e Neymar në një histori në Instagram. “Por, në fazën e fundit të shtatzënisë, vëmendja dhe shqetësimi im janë të drejtuara vetëm tek vajza ime. E kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj për momentin. I vlerësoj mesazhet e dashurisë”, përfundoi ajo.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top