Neymar, çmenduri për të blerë një SUV Ferrari të personalizuar: tekë prej pasaniku

Tekat ekstra-luksoze të fundit të Neymar, të tilla që vetëm një person super i pasur mund t’ia lejojë vetes pa llogaritur shpenzimet: ka blerë një SUV Ferrari të personalizuar me vlerë 1 milion e 200 mijë euro. Ai ia ka shtuar këtë model koleksionit të tij tashmë të pasur me makina që shumë i ëndërrojnë, por vetëm pak mund t’i parkojnë në garazh.

Braziliani e ka ndarë në një histori në Instagram, ku ka treguar në foto një detaj të “krijesës” së fundit që i ka mbërritur: një autentik tërësisht i zi (me nuancë mat), me përfundime në ngjyrën tipike të kuqe të shtëpisë së Maranellos (siç kuptohet nga tapeti në plan të parë në imazh). Në pragun e hyrjes prej fibre karboni ndodhet një detaj (një nga shumë të kërkuarit dhe të paguarit shtrenjtë) që e bën atë unik për klientin: është shkruar emri i yllit të Amerikës së Jugut në futboll. Në rrjet ka qarkulluar edhe një tjetër imazh i makinës që ndodhet ende “e paketuar” në konteiner dhe është gati për t’iu dorëzuar pronarit.

Ngjyrë e zezë mat dhe me performanca të larta

Nuk është i vetmi kujdes që bën pjesë në pajisjet dhe aksesorët e atij automjeti të çmendur. Si opsion shtesë, Ferrari mund të pajiset sipas kërkesës edhe me një çati panoramike “prej kristali”, transparenca e së cilës ndryshon në varësi të kushteve të dritës. Sa i përket performancave, një veçori përshkruan mirë fuqinë e motorit: kalon nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.2 sekonda, falë një motori V12 atmosferik, i aftë të japë 725 kuaj fuqi. Transmisioni është me dy friksione dhe tetë marshe.

Garazh ekstra-luksoz: spikat një Rolls-Royce Ghost

SUV-i Ferrari është makina më e fundit e shtrenjtë të cilës Neymar nuk ka dashur t’i rezistojë. Si mund t’i bësh ballë magjisë së “Kavallinos”? Ai ka dorëzuar armët, thjesht. Përndryshe, mundet. Garazhi i tij është një autosallon ku janë të sistemuara të tjera “makineri” me vlerë: zotëron një Rolls-Royce Ghost prej 350 mijë eurosh dhe një Bentley Continental GT; një Lamborghini Huracan me shpejtësi maksimale 320 km/h; pastaj janë edhe një Mercedes G Wagon dhe Aston Martin DBX, një tjetër SUV… të gjithë modele në të cilët familja e tij mund të udhëtojë rehat dhe me të gjitha komoditetet në dispozicion.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top