Neymar blen makinën e Batman: 1.3 milion euro për Batmobile, që nuk do ta ngasë kurrë

Tekat e fundit të Neymar kanë të bëjnë me një makinë, por jo me ndonjë nga ato makinat sportive klasike që aq shumë i pëlqejnë futbollistëve. Braziliani, për më shumë se një milion euro, ka blerë një replikë të Batmobile, mjeti i famshëm i transportit që përdoret nga Batman: nuk është shaka, sepse bëhet fjalë vërtet për një makinë të frymëzuar nga ajo e heroit të DC Comics. Bëhet fjalë për një makinë tepër të rrallë, nga e cila ekzistojnë shumë pak ekzemplarë në botë, dhe që përpara blerjes ishte ekspozuar në Dream Car Museum të Sao Roque.

Një pjesë koleksioni që do të mbetet e tillë, sepse sulmuesi i Santos nuk do të mund të ecë me shpejtësi me xhevahirin e tij të ri. Duke qenë se është një replikë e Batmobile të përdorur në filma, makina nuk ka leje për të qarkulluar në rrugët publike, siç thekson “Gazzetta dello Sport”, dhe për këtë arsye do të duhet të qëndrojë e mbyllur në garazhin e tij për t’u admiruar.

Neymar ka blerë Batmobile
Braziliani është një fans i madh i Batman dhe këtë nuk e ka fshehur kurrë: në vitin 2022 mori pjesë në premierën pariziane të The Batman dhe disa herë e ka përfshirë heroin në festimet e tij. Tani do të ketë një pjesë unike të historisë së tij, pasi për 1.3 milionë euro ka blerë një Batmobile: bëhet fjalë për njërën nga 10 kopjet e porositura nga Warner Bros për të festuar 85-vjetorin e Batman, e veshur me fibra karboni dhe kevlar, dhe e pajisur me një motor V8 6.2 me 525 kuaj fuqi.

Sigurisht që është një replikë perfekte e asaj të përdorur për filmat dhe është puna e një grupi prej 50 personash që për tre vite e kanë konceptuar, dizajnuar dhe prodhuar këtë makinë ëndrrash. Nuk mungojnë detajet më ikonike, si flakëhedhësi i pasëm (që funksionon vërtet, siç shihet në video), dhe pikërisht për këtë arsye makina e re e Neymar nuk është e përshtatshme për t’u drejtuar në rrugët publike, pasi bëhet fjalë vetëm për një model koleksioni.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top