Newcastle/ Carabao Cup, trofeu i parë i fondit PIF: triumf me kosto një miliard euro

Pas 70 vitesh nga triumfi i fundit, FA Cup i vitit 1955, Newcastle mposhti Liverpool në finalen e Carabao Cup dhe u rikthye të ngrejë një trofe, të parin nën drejtimin e PIF. Për të arritur këtë objektiv historik, fondi sovran saudit ka investuar masivisht në klub. Sipas Calcio & Finanza, në total janë shpenzuar rreth një miliard euro për të forcuar skuadrën e Magpies. Një shifër marramendëse, duke marrë parasysh se klubi u ble vetëm në tetor të vitit 2021 dhe se kjo shumë e jashtëzakonshme është investuar brenda më pak se katër vitesh.

Newcastle shkruan historinë: mposht Liverpool, fiton Carabao Cup
Duke analizuar financat e Newcastle sezon pas sezoni, në vitin 2021/2022 klubi mori nga fondi saudit 198 milionë euro, 145.8 milionë në 2022/23, 113.6 milionë në 2023/24 dhe 60 milionë gjatë sezonit 2024/25, për një total prej 517.5 milionë euro. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 360 milionë euro, që sipas burimeve janë përdorur për të blerë klubin nga biznesmeni anglez Mike Ashley, si dhe sponsorizimet e garantuara nga PIF (8 milionë euro në 2022/23 dhe 34 milionë euro në 2023/24). Në total, investimi i fondit sovran saudit arrin shifrën e përafërt prej 920 milionë euro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top