New York Times e pranon se mashtroi me foton e fëmijës në Gaza

Ish-prestigjiozja amerikane New York Times, për habinë e askujt, edhe një herë është ngutur për të dalë në përfundime rreth situatës humanitare në Gaza. Gazeta amerikane bëri virale foton e një fëmije në Gaza, duke thënë se po vuan nga uria. Por, e vërteta doli të jetë ndryshe, përcjell Gazeta Metro.

New York Times e ndryshoi artikullin që jepte detaje për urinë në Gaza të martën, duke përfshirë faktin se një fëmijë i paraqitur në artikull dhe në faqen e parë, Mohammed Zakaria al-Mutawaq, kishte një gjendje mjekësore paraprake që ndikon në pamjen e tij.

Pra, fotoja e fëmijës u bë virale dhe u lidh me urinë në Gaza, por në fakt ky vuan nga një sëmundje që ia ka ndryshuar edhe pamjen si rrjedhojë.

“Që atëherë kemi mësuar informacione të reja, përfshirë ato nga spitali që trajtoi [Mutawaq] dhe të dhënat e tij mjekësore, dhe e kemi përditësuar historinë tonë për të shtuar kontekst rreth problemeve të tij shëndetësore para-ekzistuese”, thuhet në shpjegimin e NYT.

Konsullata e Izraelit në New York reagoi pas artikullit të NYT, duke dhënë dëshmi se fëmija në fjalë vuante nga një sëmundje dhe s’kishte të bënte fare me urinë, ashtu siç pretendohej nga gazeta e njohur amerikane. Konsullata tha se mediat e mëdha vazhdimisht po bien bre e propagandës së Hamasit

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top