‘New T-shirts with my boy’, Zhegrova shfaqet me djalin me fanellat e reja të Juventusit

Edon Zhegrova ka ndarë një moment familjar me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me djalin e tij, Mars, i veshur me fanellat e reja të Juventusit.

 


Në fotografinë e publikuar në InstaStory, futbollisti kosovar shihet duke mbajtur në krah të birin, ndërsa të dy janë të veshur me fanella të njëjta, në stil sportiv bardh e zi.

 

Zhegrova ka vendosur të ndajë këtë moment të veçantë me mbishkrimin “New T-shirts with my boy”, duke e shoqëruar me emoji zemrash.

 

Në imazh, futbollisti shihet në një ambient të jashtëm, i relaksuar, teksa përqendrohet te i biri, ndërsa në sfond vërehet një hapësirë e gjelbër dhe pajisje sportive, përfshirë një top futbolli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top