Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur një takim urgjent për çështjet e sigurisë, në një kohë kur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme janë në rritje.

Sipas mediave izraelite, takimi po zhvillohet në selinë ushtarake “Kyria” në Tel Aviv, ku po diskutohen zhvillimet që lidhen me Iranin, Rripin e Gazës dhe Libanin.

Në takim marrin pjesë edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë.

Mbledhja vjen pas sulmeve të kryera të dielën nga rebelët Huthi ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite, përfshirë aeroportet dhe objektet e kompanisë saudite të naftës Aramco

Sipas raportimeve, një tjetër shqetësim është mundësia e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çka mund të ndikojë në situatën e sigurisë në të gjithë rajonin.

Zhvillimet e fundit kanë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet izraelite po shqyrtojnë situatën dhe rreziqet që lidhen me zgjerimin e konfliktit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top