Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të enjten para ushtarëve izraelit tha se operacioni për të sulmuar në bastionin e terorristëve Hamas në Rafah nuk do të shtyhet përkundër presionit ndërkombëtar, transmeton Gazeta Metro.
Netanyahu që po përballet me presion ndërkombëtar këmbënguli përsëri para ushtarëve izraelit sot se operacioni do të vazhdojë deri në fitoren totale.
Ai shtoi se i takon atij si kryeministër ta përballojë dhe zmbrapsë atë presion.
“Derisa IDF por përgatitet të vazhdojë betejën në Rafah, ne po ballafaqohemi me presion ndërkombëtar për të na parandaluar ne të hyjmë në atë zonë dhe ta përfundojmë punën. Si kryeministër i Izraelit, do t’i zmbraps këto trysni” ka thënë ai e u zotua se “do të hymë në Rafah dhe do të përfundojmë misionin tonë të eliminimit të Hamas dhe rivendosjes së sigurisë së popullit të Izraelit duke u sjellë fitoren totale atdheut tonë” e përfundoi Netanyahu.
Qeveria e bashkimit kombëtar izraelit ka refuzuar të pajtohet me propozimet për zgjidhje afatgjate me palestinezët pas 7 tetorit duke theksuar se një zgjidhje politike me faktor politik palestinezë anti-semit gjenocidal dhe mohues të të drejtës së ekzistimit të shtetit izraelit është i pamundur.
Pajtimi si për zgjidhje e edhe për armëpushim me fanatik ekstrem islamistë do të ishte shpërblim për terrorizmin e tyre.
אמרתי לכוחותינו בשטח: בשעה שאתם וצה"ל נערכים להמשך הלחימה, יש לחצים בינלאומיים למנוע מאיתנו מלהיכנס לרפיח ולהשלים את המלאכה.
כראש ממשלת ישראל, אני הודף את הלחצים האלה – אמשיך להדוף את הלחצים ואנחנו ניכנס לרפיח, נשלים את חיסול יתר גדודי החמאס, נחזיר את הביטחון ונביא את הניצחון… pic.twitter.com/FuREO76GDg
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 14, 2024