Netanyahu: Lufta do të zgjasë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, deklaroi se lufta kundër Irani do të vijojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ndërsa situata në terren vijon të përshkallëzohet.

Që prej 19 marsit, Irani ka intensifikuar sulmet balistike ndaj qyteteve izraelite, duke goditur zona të populluara si Jerusalemi dhe Haifa. Sulmet kanë shkaktuar dëme materiale, por pa viktima në njerëz.

Për herë të parë, një raketë iraniane goditi rafineritë “Bazan” në Haifa, duke shkaktuar zjarr, ndërsa autoritetet izraelite siguruan se nuk ka rrezik për shëndetin publik nga substanca kimike.

Sulmet janë shtuar pas bombardimit izraelit ndaj fushës së gazit South Pars, një nga burimet kryesore energjetike të Iranit. Sipas burimeve, Teherani po shqyrton goditjen e platformave energjetike në Gjirin Persik dhe Mesdhe.

Nga ana tjetër, Netanyahu deklaroi se Irani është dobësuar ndjeshëm ushtarakisht, duke shtuar se kapacitetet e tij për prodhimin e raketave dhe pasurimin e uraniumit janë reduktuar.

Megjithatë, ai dha mesazhe të ndryshme për kohëzgjatjen e konfliktit: për mediat vendase u shpreh se lufta do të zgjasë sa të jetë e nevojshme, ndërsa për mediat ndërkombëtare tha se ajo mund të përfundojë më shpejt nga sa pritet.

Ndërkohë, Izraeli vijon goditjet ndaj zyrtarëve iranianë. Sipas mediave iraniane, në një sulm ajror është vrarë zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naini, një lajm i konfirmuar edhe nga ushtria izraelite.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top