Nesër votohet në 5 bashki/ 334 mijë qytetarë do zgjedhin kryebashkiakët e rinj

Qytetarët e Beratit, Vlorës, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës do u drejtohen ditën e nesërme kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në pesë bashkitë, ku do të votojë 334.539 mijë votues.

Teksa sot është heshtje zgjedhore, edhe gjatë fushatës kandidatët e kanë zhvilluar fushatën pa liderët e partive të mëdha, Kryeministri Edi Rama e Kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë parë në asnjë takim elektoral. Bëhet me dije se në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.

Në Berat, Ervin Ceca kandidat i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.

Ndërsa në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’. Ndërkohë në

Mat, Altin Bojni është kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top