Nesër vendimi/ A do të ndëshkohen deputetët e PD-së që dogjën karriget

Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 15:00, ku pritet që të merren masa për deputetët e PD, lidhur me incidentet dje në Kuvend.

Grupi i PS ka kërkuar masa disiplinore, ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione të forta, ku nuk munguan përplasjet fizike, ndërsa deputetët e PD dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit.

Kujtojmë se sot Policia e Tiranës referoi në SPAK materialet në ngarkim të 23 deputetë të opozitës, pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhen dje brenda dhe jashtë Kuvendit. Ata akuzohen për veprat penale: “Shkatërrimi të pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top