Nesër protesta e PD/ Policia nxjerr planin e masave, rrugët që do bllokohen dy orë para nisjes së tubimit

Policia e Shtetit ka publikuar sot planin e masave të ndërmarra në kuadër të protestës që do të mbahet pasditen e nesërmne nga opozita.

Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.

Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu mësohet se do të bllokohen disa segmentet rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Masat e Policisë së Shtetit për protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike:

Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga PD ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top