Nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet për 4 qarqet Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës dhe do kushtojë rreth 21 mln lekë të rinj. KQZ ka deklaruar se nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi ka kursyer. Buxheti që do të harxhohet prej 21 mln lekësh të rinj do të shkojë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve, infrastrukturën logjistike dhe për zarfe e materiale ndihmëse.

“Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer”, shkruan KQZ.

Të parat që do të hapen do të jenë 94 kuti votimit (së bashku me kutitë të materialeve zgjedhore) të bashkive Peqin dhe Gramsh. Më pas do të numërohet të gjitha fletët e votimit të qarkut Tiranë (1282 kuti), dhe pastaj të gjitha kutitë e qarkut Fier (587). Në fund do të numërohen 360 kuti të qarkut Durrës, ku përfshihen edhe disa kuti materialesh zgjedhore dhe të gjitha kutitë e diasporës që kanë ardhur në qarkun Durrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top