Nesër ngrihet Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, grupi i PD: Propagandë

Lexo më tej: Analiza / Ngrihet komisioni Xhafa, ku qëndron rreziku?
Bardhi e cilësoi propagandë ngritjen e këtij komisioni, ndërsa shtoi se nëse e kanë seriozisht duhet ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

“I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha ndër të tjera ai.

“Nuk mundet me para e korrupsionit të blesh zgjedhje. Nëse e kanë seriozisht ta nisin ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

Në momentin që flasim, as ju (gazetarët) as opinioni publik as opozita nuk e di se kush është objekti i komisioni. Është futur në rend të ditës dhe ne kuptojmë se nuk kanë vullnet dhe duan ta përdorin për propagandë. Ne pjesë e propagandës së Edi Ramës nuk bëhemi, kemi bërë betejë 11 vite kundër korrupsionit dhe do të vijomë. Do të jemi real.

Do të duan të bëjnë sikur konsultohen me opozitën, në fakt nuk ka patur asnjë konsultim, Çdo gjë e kanë bërë fakt të kryer dhe tani po përpiqen të bëjnë propagandë dhe me procedurën. Ta tërheqin, të bëjnë çfarë të duan, sa kohë e kanë nisur në këtë formë, të vazhdojnë në rrugën e tyre. Ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit. I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha Bardhi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top