“Nesër më shumë”/ Mbyllet marshimi i protestës së 72-të të qytetarëve

Është mbyllur protesta e 72-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta e sotme përfundoi pas disa orësh tubim, ku qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit kërkuan jo vetëm ndryshim politik, por edhe llogaridhënie për çështjet shqetësuese, duke bërë thirrje për hetime nga SPAK dhe zbardhjen e rasteve të abuzimit me pushtetin.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe mesazhe politike për largimin e kryeministrit Rama.

Organizatorët deklaruan se kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e panegociueshme dhe se aksioni qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top