Nesër mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane

Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet ditën e nesërme mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Takimi do të zhvillohet në Romë, vendi tradicional italian për takime dypalëshe.

Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Dhjetë ministra të Qeverisë shqiptare, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës. Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Edi Ramës, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

Po të njëjtat burime mësojnë se të paktën 5 ministri do të firmosin marrëveshje bashkëpunimi me Italinë.

Ministria e Brendshme

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Shëndetësisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) –një marrëveshje për cybersecurity

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut

Marrëdhëniet e afërta mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë nga hera, ndërsa një sërë bashkëpunimesh kanë zgjeruar spektrin e ndërveprimit mes tyre. Italia k zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top