Nesër krerët e Ballkanit në Tiranë, vetëm Kurti nuk konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri Edi Rama ka thirrur të hënën në Tiranë 5 krerët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në një takim informal. Qëllimi sipas asaj që thuhet nga burime pranë qeverisë shqiptare është për diskutuar mbi takimin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mes të tetorit në kryeqytetin shqiptar.

Të njëjtat burime thanë se pjesë e takimit do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Pjesëmarrjen në drekën informale që do të mbahet me krerët e qeverive në vilën qeveritare në zonën e ish-Bllokut e kanë konfirmuar Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe Borjana Kristo, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës.

Tv Klan raporton se ai që ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Tiranë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Është e qartë se krisja mes Ramës dhe Kurtit është thelluar pas refuzimit të Ramës për mbledhur dy qeveritë në Gjakovë dhe që u pasua nga refuzimi i Kurtit për të pritur Ramën në Prishtinë në turin e tij 2-ditor në 5 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Rama bëri një sërë shigjetimesh ndaj Kurtit në takimet që zhilloi ndërsa ky i fundit nuk replikoi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top