Nesër Dita e Verës, policia bllokon disa rrugë në Tiranë (Harta)

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e aktiviteteve për nesër, më 14 mars, kur festohet edhe Dita e Verës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të gjitha strukturat e policisë, të rendit, policisë rrugore dhe patrullat e përgjithshme do të jenë në terren në mbështetje të forcave kombëtare të Sigurisë, të shpërndarë në sheshet dhe rrugët ku do të përqëndrohen qytetarët për të ndjekur aktivitetet e planifikuara.

Policia thotë se në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

“Në Elbasan, gjatë pasdites së të enjtes dhe ditën e premte (14 mars), nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

Ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.

Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top