Nëse keni ngrënë shumë gjatë festave, ja zgjidhja si ta tretni më shpejt ushqimin

Ja disa këshilla praktike për të përmirësuar tretjen dhe për të ndihmuar organizmin të rikuperohet:

Gjatë një vakti të bollshëm, këshillohet që të pihet sa më shumë ujë.

Kjo pasi uji mban të hidratuar organizmin dhe për pasojë, përmirëson funksionimin e aparatit tretës.

Ndër të tjera, uji ndihmon që të ndihemi më të ngopur në më pak kohë, gjë që redukton konsumin e ushqimit të tepërt.

Pasi keni ngrënë një vakt të tepruar, këshillohet që të vijohet të pihet në sasi të vogla uji.

Për të favorizuar tretjen, rekomandohet të pihet një çaj limoni ose xhinxheri, i cili hidraton qelizat dhe ndihmon sistemin tretës. Po ashtu ky çaj luan rol shumë të mirë për funksionimin e stomakut.

Pasi të ketë kaluar një orë nga ngrënia, këshillohet që të lëvizni pak më shumë. Rekomandohet gjysmë ore ecje me ritëm të përshpejtuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top