Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit, nëse presidenti dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç vendos të shpërndajë parlamentin.
Një pjesë e ekipit ligjor të Gjukanoviçit i propozoi atij shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve shtetërore nëse nuk formohet qeveria e re deri të enjten, që është afati i fundit për ta bërë këtë, sipas Ligjit të ndryshuar për Presidentin, shkruan Vijesti.
Gjukanoviçit është paraqitur në opinionin ligjor se nëse deri më 16 mars nuk ka pushtet të ri ekzekutiv, plotësohen të gjitha kushtet ligjore për shpërndarjen e parlamentit për të shkuar në zgjedhje.
Qeverisë aktuale iu votua mosbesimi shtatë muaj më parë. Që atëherë, disa përpjekje për të zgjedhur një qeveri të re kanë dështuar.
Sipas Kushtetutës, parlamenti shpërndahet nëse nuk zgjedh qeverinë brenda tre muajve nga momenti kur presidenti propozon për herë të parë mandatin.