‘Nëse dështojnë bisedimet me Iranin’: SHBA’ja dërgon në Izrael qindra bomba që çajnë bunkerët

SHBA-ja ka dërguar qindra bomba ‘bunker-buster’ në Izrael me 9 aeroplanë transportues në 24 orët e fundit, bomba këto të cilat janë të njohura që mund të hyjnë deri në 30 metra në thellësi të tokës.

Sipas medias publike izraelite KANN, këto transportime në 24 orët e fundit shkuan në Izrael si mjet për të përgatitur SHBA-në dhe Izraelin që të godasin caqet bërthamore të Iranit në rast se dështojnë bisedimet me regjimin islamik rreth armëve bërthamore.

Ditëve të fundit ka pasur edhe raportime në mediat amerikane se presidenti Trump doli kundër propozimit izraelit për një sulm parandalues ndaj Iranit, në mënyrë që t’ia shkatërrojë infrastrukturën kritike për prodhimin e armëve bërthamore.

Presidenti Trump u pyet pikërisht për këtë çështje dje gjatë kohës sa po priste në Zyrën Ovale kryeministren italiane, mirëpo ai tha se nuk e ka ndalur një sulm të tillë.


“Nuk do të thoja që e kam ndalur sulmin, thjesht s’jam për ngut ta bëj një gjë të tillë”, u përgjigj presidenti amerikan.

Përpos bombave që çajnë bunkerët dhe mund të hyjnë deri në 30 metra në thellësi të tokës dhe deri në 6 metra beton, SHBA-ja ka dërguar në rajone dhe bombardues ‘fantazmë’ B-2, të cilët mund të shihen si kërcënim ndaj Iranit në rast se nuk pajtohet për një marrëveshje bërthamore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top