‘Nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur’ – Neymar me deklaratë interesante për Messin

Dy ish bashkëlojtarët te Barcelona dhe PSG, Neymar dhe Leo Messi po bëjnë aktualisht karrierë në vende të ndryshme, por dashuria për njëri-tjetërin vazhdon të mbetet e madhe.

Neymar aktualisht luan te Al Hilal, ndërsa Messi do ta mbyll karrierën në Inter Miami.

Braziliani në një intervistë të dhënë për ESPN Argentina, ka thënë se shpreson që një ditë të luajë sërish me Leo Messin në një skuadër.

“Shpresoj se do të luajmë përsëri së bashku. Ai është një person i mrekullueshëm, të gjithë e njohin. Mendoj se ai është i lumtur [në Miami], dhe nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur”, ka thënë Neymar për ESPN Argentina.

Neymar po kërkon të rikthehet pas një dëmtimi në fund të sezonit që mori dhe duket i pamundur largimi i tij drejt Inter Miamit së shpejti, pasi ka kontatë deri në vitin 2026. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top