Nëntorët e lirisë flasin me gjuhën e drejtësisë hyjnore

Nëntorët e lirisë flasin me gjuhën e drejtësisë hyjnore

Asnjë forcë në botë nuk mund ti zhbëjë nëntorët e lirisë

Shteti Komb i shqiptarëve imperativ historik panshqiptar

Nuk besoj se ka një komb tjetër në këtë planet i cili të këtë luftuar më shumë për lirinë e tij, të ketë derdhur më shumë gjak në beteja të pabarabarta me armiqtë që i janë vërsulur nga lindja dhe perëndimi sa Kombi Shqiptar.
E në anën tjetër ne kemi qenë objekt i shumë strategjive e projekteve shfarosëse të armiqëve tanë barbar; i tryezave, kongreseve e konferencave diplomatike të fuqive të mëdha, të cilat për të ruajtur statukuonë politike të emruar me cinizëm si “Paqja e Ballkanit”, i kanë sakrifikuar interesat kombëtare të shqiptarëve për t’i bërë kurban për politikën nacional fashiste e pansllaviste rusoserbe e asaj monarkofashiste greke të “Megalidhesë”.
Betejat heroike e legjendare të shqiptarëve për të mbrojtur lirinë e trojet e tyre etnike, gjuhën, historinë, të drejtën zakonore e menyrën e jetesës janë identifikuar së paku gjashtë shekujt e fundit me nëntorët e lirisë të cilët paraardhësit tanë e emërtuan me termin autentik e domëthënës arbëror si vjeshta e tretë.
I pari nëntor i lirisë, ai i vitit 1443 zën’ pa më të voglin diskutim kryet e vendit në panteonin e përjetshëm të lavdisë së Kombit tonë.
Me dt 28-të nëntor 1443 kryetrimi i Shqipërisë Gjergj Kastrioti shpalosi mbi bedenat e Kalasë së Krujës Flamurin Kuqezi të Kastriotëve duke i hapur rrugën çlirimit të trojeve arbërore dhe epopesë së tij të lavdishme 25 vjeçare.
Flamuri i Heroit tonë Kombëtar i mbuluar me lavdi në betejat me Perandorinë Osmane u bë natyrshëm e me plot meritë flamuri i të gjithë shqiptarëve dhe simbol krenarie e testament i shenjtë për shqiptarët brez pas brezi.
28-të nëntori i vitit 1443 kryefjala e memories tonë historike u kthye kështu në një simbol të ditës së lirisë e të Flamurit Kuqezi.
Simbolika e kësaj date të shenjtë i frymëzoj Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin dhe etërit e tjerë të pavarësisë që pikërisht në këtë ditë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës të shpallnin Shqipërinë të lirë dhe të mos varme.
Konferenca e Londrës ja preu krahët shqiponjës së Gjergj Kastriotit sepse la jashtë kufirit Kosovën, Çamërinë e viset e tjera autoktone shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pra më shumë se gjysmën e trojeve etnike në Ballkan duke ndarë përgjysmë endrrën e rilindasve dhe të nacionalistëve e patriotëve shqiptarë, projekti i të cilëve i ideuar nga kolosi i pavarësisë kombëtare Hasan Prishtina ishte qysh në fillim të betejave të mëdha antiturke të viteve 1910-1912-të bashkimi i 4 vilajeteve shqiptare në një shtet, gjuhë e flamur të vetëm atë të Heroit tonë Kombëtar.
Ngjarjet që pasuan nga Konferenca e Londrës, luftërat ballkanike dhe dy luftërat botërore të cilat e patën zanafillën në gadishullin Ilirik “Ballkanin” e trazuar nga politikat pansllaviste rusosllave, okupimi i Kosovës nga armata serbe dhe genocidi e terrori mbi popullsinë e pambrojtur civile ju treguan shqiptarëve se misioni i nëntorit 1912-të duhej mbrojtur tashmë me beteja e sakrifica mbinjerëzore nga një komb të cilin hanxhari i pamëshirshëm i diplomacisë së fuqive të mëdha e ndau mizorisht në pesë- pjesë duke ja kaluar kështu edhe brutalitetit të ushtarëve të legjioneve romake të cilët i ndanë rrobat e përgjakura të Krishtit të kryqëzuar në katër pjesë.
Për një paradoks të fatit Shqipëria u çlirua nga gjermanët pikërisht me dt 28-të nëntor 1944, ndërkohë që kryeqyteti i saj Tirana ishte çliruar 11-të ditë përpara pikërisht me dt 17-të nëntor.
Falangat terroriste të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes, Mehmet Shehut e kapove të tjerë e përgjakën dhe poshtëruan si askush tjetër në histori 28-të nëntorin e shenjtë të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit e Isa Boletinit.
Jam thellësisht i bindur kur them e përgjakën sepse jo vetëm vranë e prenë, pushkatuan pa gjyq dhjetëra intelektualë e patriotë të shquar duke shkaktuar kudo ku kolonin tmerr, vdekje, shtëpi të djegura e shkatërrim barbarësh.
“Çlirimtarët” nën dirigjimin e padronëve jugosllavë Miladinit, Stojniçit e të tjerë, pikërisht të nesërmen e ditës së flamurit në Shkodër, në kryeqendrën historike shqiptare me mijëra flamuj trekolorësh jugosllavë organizuan paradën e fitores (mbi shqiptarët kuptohet).
Atë ditë Shkodra e lashtë iliro- arbërore e të nesërmen mbarë Shqipëria ra nën robërinë e sundimin gjakatar të një junte banditësh, të cilët në emër të pushtetit të premtuar ja kishin shitur shpirtin satanait të zi sllavo- ortodoks.
Kaq e vertetë është kjo dhe me kaq zell e mbronin këta jeniçerë të kuq bolshevizmin e “Baba” Stalinin sa që populli shqiptar i quante me neveri e përbuzje “këlyshë” të Rusisë.
Mosnjohja e 28-të nëntorit si data reale e faktike e çlirimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore dhe vendosja e yllit komunist në Flamurin Kombëtar janë dy akte të shëmtuara e flagrante të regjimit stalinist shqiptar dhe historiografisë vënë në sherbim të saj.
Diktatura komuniste shqiptare e kmerëve të kuq me dhunën dhe terrorin që ushtruan për afër pesë dekada ndaj popullit të vet ishte më e egër se ajo e mesjetës e Car Dushanit e pushtuesve osmanë.
Armatat italiane e gjermane që kaluan nëpër Shqipëri ju dukeshin tashmë shqiptarëve ushtri engjujsh krahasuar me tmerrim që po kalonin nga regjimi barbar komunist i instaluar me dhunë.
Komunizmi shqiptar i tradhëtoj idealet e nëntorit të lirisë dhe gjakun e sakrificat e patriotëve të të gjitha kohërave në emër të vëllezërve jugosllavë, rusë e më vonë kinezë.
Do të duhej Epopeja e lavdishme e UÇK- së, trimëria e lufta heroike e bijëve të Kosovës martire, pra epopeja e katërt shqiptare për t’i dhënë 28-të nëntorit ditës së shenjtë të flamurit legjitimitetin e mohuar nga armiqtë e Atdheut e shqipfolësit që kane punuar kunder tij në dy anët e kufirit.
Kjo ditëlindje e lirisë shqiptare përkon me ditëlindjen e komandantit legjendar tê UÇK- së së lavdishme Adam Jashari.
Eshtë momenti që çdonjëri që ndihet me të vërtetë shqiptar, me gjak e me gjuhë, prejardhje e histori të gdhendë në zemrën e tij vargjet hyjnore të himnit të Flamurit Kuqezi.
“Rreth flamurit të përbashkuar
Me një deshirë e një qëllim
Të gjithë atje duke u betuar
Ta lidhim besën për shpetim”.
E kjo sepse është koha dhe zëri i Atdheut e Flamuri Kuqezi që na thërrasin për t’u bashkuar në një besëlidhje të re.
Asnjë forcë në botë nuk duhet ta lejojmë të na i dhunojë dhe zhbëjë nëntorët e lirisë.
E theksoj këtë fakt se në këtë 28-të nëntor të lirisë qarqet antishqiptare dhe sherbëtorët e tyre shqipfolës mendojnë se shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnike në Ballkan do t’u ngrijë buzëqeshja e do tu zvetënohet krenaria për faktin se gati krejt zixhiri komandues i UÇK- së është akoma I mbyllur në qelitë e Hagës.
Jo gospodarë të Kremlinit e Beogradit, asnjë burg në botë s’mund ti nxjejë luftëtarët e lirisë dhe askush s’mund të përbaltë Flamurin tonë Kombëtar, himni i të cilit këndohet me krenari nga dhjetë milionë shqiptarë të Gadishullit Ilirik “Ballkanit”.
Sot është mileniumi i ri i shqiptarëve.
Sot është shekulli i zenitit të shqiptarëve.
Asgjë nuk mund ta ndalojë ëndrrën tonë.
Një komb- një histori!
Një komb një shtet.
Shqiptarët do të realizojnë bashkimin kombëtar që kombet tjera e kanë kryer me kohë.
Nuk ka forcë nëntoksore as mbitokësore që mund të ndalë bashkimin tonë.
Nëntorët e lirisë flasin me gjuhën e drehtësisë hyjnore.
Vetë Zoti po flet shqip!
Zoti ka bekuar bashkimin tonë kombëtar.
Një komb-një atdhe!
Një komb një shtet!

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top