Nënshkruhen marrëveshjet në Ankara, Rama kërkon ndihmë nga Erdogan për… mediat dhe informimin publik

Ndërkohë që opozita proteston poshtë zyrës së tij në Tiranë, Edi Rama ndodhet në Ankara te Erdogan për vizitë zyrtare. Kryeministria njofton nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes dy qeverive. Mes tyre bien në sy edhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e medias dhe informimit publik. Sikur të mos mjaftonte bataku ku ka rënë Shqipëria sa i përket lirisë së medias nën pushtetin e Edi Ramës, kryeministri ynë shkon të marrë leksione e bashkëpunojë me Erdogan, një tjetër udhëheqës autoritar që burgos gazetarë dhe kufizon lirinë e medias. Më poshtë njoftimi i plotë i Kryeministrisë për marrëveshjet.

Marrëveshje dhe Memorandume të firmosura sot në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=1160808191746411

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top