Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit materialet zgjedhore

Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në qarkun e Elbasanit. Materialet u dërguan nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruara nga mjete të ushtrisë dhe forcat e policisë Raportohet se materialet zgjedhore kanë mbërritur për dy nga katër KZAZ-të e bashkisë së Elbasanit.

Aktualisht nga ana e KZAZ-ve është kryer marrja e bazës materiale nga KQZ dhe janë krijuar kushte të përshtatshme në të gjitha VNV-të për kryerjen e procesit të numërimit në perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore. Gjithashtu janë bërë trajnimet nga trajnuesit e caktuar nga KQZ-ja.

Deri në mesditën e kësaj të mërkure janë marrë ne dorezim nga KQZ-ja vetëm një pjesë e materialeve siç janë kamerat vëzhguese për çdo qendër votimi dhe vetëm për dy nga katër KZAZ në bashkinë e Elbasanit nga shtatë bashki të Qarkut Elbasan kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore. Gjithashtu është bërë montimi i monitoreve dhe kamerave në VNV. Materialet e tjera të plota pritet që do të shpërndahen gjatë 48 orëve të ardhshme sipas grafikut të hartuar nga KQZ-ja.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top