Një 56-vjeçar shqiptar, Hasan Billa, është arrestuar nga Zyra e Bostonit e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), lidhur me një hetim të fshehtë të zhvilluar më 28 maj në Hartford, për raste të dyshuara të shfrytëzimit seksual të të miturve.
Sipas mediave amerikane, ndaj tij janë ngritur akuza për tentativë për sulm seksual të shkallës së dytë, tentativë për abuzim seksual të një të mituri dhe tentativë për kontakt seksual me një person nën 16 vjeç.
Hetimi u zhvillua nga policia e Hartfordit, në bashkëpunim me Task Forcën e FBI-së për Krimet Kundër Fëmijëve dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore.
Sipas autoriteteve, një detektiv i infiltruar ishte prezantuar online si një vajzë 15-vjeçare. Billa dhe dy persona të tjerë dyshohet se udhëtuan drejt një adrese në Hartford për ta takuar atë.
Të tre u arrestuan pa incidente, ndërsa për secilin u vendos fillimisht një garanci prej 500 mijë dollarësh.
ICE njoftoi arrestimin e Billës më 25 shtator, duke bërë të ditur se ai ishte ndaluar gjatë operacioneve të synuara në Wolcott.
Çështja ndaj tij mbetet në proces dhe deri tani nuk ka një vendim përfundimtar gjykate. ICE nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi statusin e tij të emigracionit apo nëse 56-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgimin e agjencisë.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700