Negociatat/ BE kërkon rezultate konkrete për mbylljen e kapitujve të drejtësisë

Në Bruksel u zhvillua sot diskutimi i parë mbi raportin e shqyrtimit të rezultateve të paraqitura nga autoritetet shqiptare për Kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, që mbulojnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si edhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Sipas burimeve diplomatike, ambasadorët e 27 shteteve anëtare theksuan se sigurimi i një IBAR pozitiv, raporti i ndërmjetëm për vlerësimin e progresit në fushën e sundimit të ligjit, përbën një kusht thelbësor për të avancuar drejt mbylljes së kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.

Në diskutime u kërkua që pala shqiptare të paraqesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi, forcimin e sundimit të ligjit, si edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Theksi u vendos te konsolidimi i institucioneve të reja të drejtësisë dhe te demonstrimi i një bilanci të matshëm hetimesh, ndjekjesh penale dhe vendimesh përfundimtare.

Pas prezantimit fillestar të Komisionit Evropian, pritet që shtetet anëtare të formulojnë një qëndrim të përbashkët mbi hapat e mëtejshëm proceduralë dhe nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për mbylljen e kapitujve të parë të grupimit themelor.

Në këtë proces, një rol vendimtar pritet të kenë edhe raportimet që drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë do të paraqesin në takimin e Komitetit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, i cili do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel. Rezultatet konkrete dhe të verifikueshme në terren do të jenë përcaktuese për vlerësimin final të progresit të Shqipërisë në këtë fazë të negociatave.

Ndërkohë mazhoranca ende nuk ka një qëndrim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Kryesocialisti Edi Rama ka thënë se do të japë një përgjigje të denjë për aspiratat e integrimit, por deri tani ka lëshuar vetëm akuza për prokurorët dhe gjykatësit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top