Ka nisur tashmë procesi i votimit në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit, për shkak të mungesave të anëtarëve të Partisë Demokratike.
Mediat raportojnë se procesi ka nisur me vonesë në disa qendra plotësua kuorumi i nevojshëm i komisionerëve. Në Tepelenë kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave. Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera. Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.