Në rrugët e Shqipërisë u shtuan 71 mijë automjete, numri më i lartë në Tiranë

Deri në shtator numri gjithsej i mjeteve rrugore , me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë , rezulton 939.152 mjete.

Për periudhën janar-shtator 2024 në rrugët e vendit janë regjistruar 71.4 mijë mjete të reja, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Nga këto, rreth 60 mijë ishin autovetura. .

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj num rit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,8 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,0 %) dhe “Motor” (5,7 %).
Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top