Në prag të sulmit të paralajmëruar, Zelensky thotë se Rusia është po aq e ‘çmendur’ sa në fillim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka pranuar se ka pasur goxha shumë momente të tensionura dhe pyetje ditëve të fundit për një sulm të mundshëm rus.

Këto kërcënime për sulmin e mundshëm çuan deri në mbylljen e përkohshme të Ambasadës së SHBA-së në Kiev,pasi njoftoi që ekziston mundësia e sulmit ajror nga Rusia, raporton BBC.

Për këtë, Zelenskyy u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’u binden alarmeve për strehim, por paniku, në njëfarë forme, që u krijua këto ditë, i konvenon vetëm Rusisë.

“Sot, në ditën e 1001-të luftës në shkallë të gjerë, Rusia është po aq e çmendur sa ka qenë në ditën e 1000-të dhe më 24 shkurt”, tha Zelensky, duke iu referuar ditës së parë të invazionit rus në Ukrainë.

Qeveria ukrainase njoftoi sonte se Rusia po përhap dezinformata dhe lajme të rreme për të krijuar frikë në mesin e ukrainasve për sulmin e mundshëm ajror.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top