Në periudhën festive, klubet organizojnë darka dhe festa për të bashkuar ekipin dhe stafin, por festa e Krishtlindjes së Liverpool ka përfunduar me një incident që kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Sëmundje dhe… drogë
Liverpool organizoi një festë për 500 punonjës të klubit, por pa praninë e skuadrës së parë. Gjithçka po shkonte mirë deri kur një punonjës u ndje keq papritur, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe ambulancës.
Pas mbërritjes së forcave të rendit, u zbulua një situatë e papritur. Sipas raportimeve të Daily Mail, festa u mbajt në katedralen anglikane të Liverpool, dhe policia gjeti materiale të lidhura me drogën në vendngjarje. Klubi i Liverpool ka dënuar ashpër incidentin, duke u distancuar plotësisht nga situata, pasi nuk ka pasur asnjë përfshirje direkte në ngjarje.
Analizat e mëtejshme treguan se sëmundja e punonjësit nuk ishte shkaktuar nga përdorimi i drogës dhe ai tashmë është jashtë rrezikut. Një Krishtlindje “e bardhë”… por për arsye të tjera.
The @LFC staff Christmas party is underway at the amazing @LivCathedral. pic.twitter.com/0AR35Vsray
— Craig Evans (@CraigEvans_LFC) December 12, 2024