“Në pankinë për dy ndeshjet e fundit”. Juventus zyrtarizon Paulo Montero: kush është lideri me ADN bardhezi

Paulo Montero mbërriti në Continassa herët në mëngjes për të drejtuar stërvitjen e parë në krye të Juventus, që duhet ta drejtojë nga pankina në vend të Max Allegri, në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Bologna e Monza. Pasi mbylli kampionatin Primavera me një barazim ndaj Frosinones, ish-mbrojtësi uruguaian mori përsipër drejtimin e ekipit të parë deri në fund të sezonit, në pritje për t’ia besuar pankinën italo-brazilianit Thiago Motta. Menjëherë pas hyrjes së tij në qendrën sportive të Juventus, ka mbërritur njoftimi zyrtar për promovimin e tij “part-time”.

KOMUNIKATA E JUVENTUS
“Dy ditët e ardhshme të Serie A, të fundit të kampionatit 2023/24, do të shohin Paolo Montero në pankinën e ekipit të parë të meshkujve. Montero është aktualisht trajneri i ekipit U-19 i cili përfundoi Kampionatin Primavera 1, vetëm dje në 18 maj. Mëngjesin e sotëm, të dielën 19 maj, ai do të drejtojë seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën që do ta udhëheqë më pas në ndeshjet kundër Bologna (të hënën ora 20:45 në “Dall’Ara”) dhe kundër Monza në Allianz Stadium, në një datë dhe orë tjetër për t’u përcaktuar, ndeshje këto që do të mbyllin sezonin tonë. Për Paolon, fillimisht legjendë e Juventus në fushë, më pas bartësi i ADN-së bardhezi në pankinë (siç konfirmohet nga Origjinali “Plantar una Semilla”, prodhuar nga Juventus Creator Lab disa javë më parë), urimet më të mira për këtë impenjim të dyfishtë”.

https://x.com/juventusfc/status/1792095535244939748?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1792095535244939748%7Ctwgr%5Ee14cab46e19313fd65929ed0fb46337cd259088a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F19%2Fne-pankine-per-dy-ndeshjet-e-fundit-juventus-zyrtarizon-paulo-montero-kush-eshte-lideri-me-adn-bardhezi%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top