Në mes të pranverës, bien reshje bore në disa zona

‘Tekat’ e motit mbeten suprizuese. Këtë të martë, për shkak të uljes së temperaturave, në Korçë janë rikthyer edhe një herë tjetër reshjet e borës. Megjithatë, janë reshje të pakta dhe nuk kanë krijuar shtresë në rrugët e qytetit juglindor.

Reshje bore ka pasur këto dy ditë edhe në Bulqizë, Dibër dhe në zonat malore të Elbasanit. Ndërsa në Ultësirën Perëndimore, ka pasur probleme si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit. Në zonën e Myzeqesë janë dëmtuar kulturat bujqësore dhe fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga Ministria e Bujqësisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top